Deklarohet Rama pas takimit me liderët e rajonit: Plan i Ri i mbështetjes financiare të BE-së për Ballkanin

Deklarohet Rama pas takimit me liderët e rajonit: Plan i Ri i mbështetjes financiare të BE-së për Ballkanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi pas takimit informal me liderët e rajonit ku u diskutua për procesin e Berlinit, takim ky që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Ndër të tjera, ai tha se në takim është diskutuar për Planin e Ri të mbështetjes financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq”, shkroi Rama.

Vlen të theksohet se në këtë foto nuk është e pranishme kryeministrja e Bosnjës, sikurse edhe ajo që dihej – kryeministri Albin Kurti. 

Related Articles