Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi do të zhvillohet në mbrëmje, nga ora 21:45.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.