Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar sot një person, i cili dyshohet se ka kanosur me vrasje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
I dyshuari me inicialet N.S. u arrestua të enjten, nën dyshimet për veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.
“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit DEBAT PLUS, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.