Omer Shemshiu është edhe zyrtarisht futbollist i Sport Club Gjilani, mëson Gazeta “Enigma”.
Në fakt futbollisti i dalë nga akademia e klubit gjilanas kishte kohe që ishte vënë nën urdhërat e trajnerit Gentjan Mezani, mirëpo është regjistruar tani.
Shemshiu te Gjilani vjen nga Klubi Futbollistik “Kika”, ekip me të cilin luajti në edicionin e kaluar në Ligën e Parë.
Paraqitjet e mira të Shemshiut kishin bindur drejtuesit e klubit për ta rikthyer sërish.
Gazeta “Enigma” mëson se gjilanasit janë në pritje të një futbollisti tjetër dhe në këtë mënyrë do ta kompletojnë ekipin për edicionin e ri futbollistik. /Gazeta Enigma/