Janë zhvilluar takimet e javës së pestë në Albi Mall Superliga, raporton Gazeta Enigma.
Në Gjilan, u prit Malisheva në stadiumin me bari sintetik, ku epilogu përfundimtar doli 1-0 në favor të vendasve, me anë të golit të Shabanit në minutën e ’55.
Në anën tjetër, Fushë Kosova e cila nuk kishte ende pikë, në javën e pestë i mori pikë Dritës në barazimin 1-1. (31′ Baftiu 0-1, 57′ Ivkic 1-1)
Në Drenas, Feronikeli priti Llapin. Takimi përfundoi me rezultat 0-3 në favor të mysafirëve, kështu duke marrë pozitën e parë në tabelë. (45+3′ Hyseni 0-1, 48′ Ahmeti 0-2, 67′ Selimi 0-3, shënuan golat.