Ishte dënuar për shitblerje të drogës, ky është 26-vjeçari që u kap në Fushë Kosovë

Ishte dënuar për shitblerje të drogës, ky është 26-vjeçari që u kap në Fushë Kosovë

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është edhe Luan Jahoviq, 26-vjeçar, i cili është kapur të dielën në Bresje të Fushë Kosovës, ku pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhërarrest aktiv.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin prej 6 muajsh burgim.

Related Articles