Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se se Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pas një kohe të gjatë, ka rezultuar pa asnjë pacientë për trajtim me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një njoftimi nga ShSKUK-ja, kjo cilësohet si një zë shprese për t’a vazhduar betejën.
“Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19. Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithëshoqëror”, thuhet në njoftim.