Në mungesë të kryeministrit Albin Kurti se seancën plenare ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi partitë opozitare po e shohin të paarsyeshme vazhdimin e seancës, raporton Gazeta “Enigma”.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra e ka quajtur vazhdimin e kësaj seance të pakuptimtë.
Sipas Deliu Kodrëa braktisja e senacës nga kryeministri Kurti pa i dëgjuar deputetët lidhur me dialogun është ikje prej përgjegjësisë.
“Për mua kjo senacë është e pakumtimtë, kur Kryeministri Kurti e bën një raport dhe e braktisë seancën dhe nuk dëgjon deputetët. Forma qysh është ftuar kjo seancë është ikje prej përgjegjësisë që kryeminsitri Kurti po e bën cdo herë. Gjithë moralizimi i Kurtit me familjet e të pagjeturve ka qenë moralizim i rrejshëm” është shprehur ajo.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e ka konsideruar se është e nevojshme përfshirja e një të deleguari nga ShBA në dialog.
Kurse Berisha ka thënë se kjo seancë nuk është e arsyeshme të vazhdojnë pa prezencën e Kurtit.
“Meqnesëse ai nuk është këtu nuk është dashur të vazhdojë kjo senacë” ka theksuar ai.
Armend Zemaj deputet nga LDK-ja ka vlerësuar se pas raportimit të Kurtit u pa që ai nuk është i interesuar për të diskutuar për të ardhmen e dialogut.
“U pa fatkeqësisht që kryeministri nuk ishte i interesuar të diskutojë për të ardhmen e dialogut por u mor vetëm më të kaluarën e tij”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma/