Barcelona shënoi fitore ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve.
Katalanasit e nisën shumë mirë takimin duke krijuar disa raste shumë të mira para portës.
Fermin Lopez dy herë rrezikoi, ndërsa pas tij ishte radha e Joao Cancelos, por Barcelona nuk arriti të kalojë në epërsi.
Por goli nuk vonoi shumë dhe erdhi më anë të Ferran Torres që përfitoi nga asistimi i Fermin Lopez për 1-0 në minutën e 28-të.
Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën ukrainasit kishin më shumë nga loja.
Në minutën e 62-të, u hap ndeshja kur Irakli Azarovi asistoi te Georgiy Sudakov i cili shënoi për 2-1.
Pas golit ukrainasit morën zemër dhe vazhduan me sulme, duke rrezikuar disa herë të barazojnë rezultatin.
Edhe pse nuk munguan rastet deri në fund gola nuk kishte dhe Barcelona mori fitoren e tretë dhe me 9 pikë janë lider. Shakhtar ka 3 pikë.