Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 pritet ta mbajë seancën plenare, ku në rend dite është raportimi i kryeministrit Albin Kurti në lidhje me takimin e fundit në Bruksel.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe votimi i rezolutës për mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovës.
Gjatë kësaj seance, pritet të hidhet në votim edhe rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.