Nëntë të lënduar nga një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren, të dyshuarit në arrati

Nëntë të lënduar nga një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren, të dyshuarit në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tregun e Kafshëve në Prizren, ku si pasojë e një shpërthimi me granatë dore kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

“Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren”.

“Nga informatat e pare  është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Të gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit, ka thënë për Gazetën “Enigma” Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”.

“Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”.

Related Articles