Liverpooli ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Unios SG në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Pas 32 minutash lojë, Mohamed Amoura kaloi vendasit në epërsi, me asistim nga Nilsson.
Por, The Reds i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Jarell Quansah, që u asistua prej Curtis Jones (40’).
Unios SG nuk u dorëzua dhe e riktheu epërsinë me golin e Cameron Puertas, ndërsa Amoura ishte në rolin e asistuesit.
Pjesa e dytë sërish u dominua nga vendasit, ndërsa kishin një gol të anuluar.
Ishte Puertas, ai që shënoi në portën e skuadrës angleze në minutën e 62-të, por që kishte luajtur me dorë dhe goli i anulua nga VAR-i.
Liverpooli e mbyll këtë fazë si lider i Grupit E me 12 pikë, Toulouse me 11-të, Union SG me tetë dhe LASK me tri.