Dy skuadrat londineze do të hapin duelin e ditës sot në Premier League, nga dy ndeshjet që zhvillohen në total.
Chelsea e mirëpret skuadrën e Fulham në Stamford Bridge, në kërkim të fitores së parë në vitin 2024.
Fulham vjen pas një fitore të madhe në shtëpi ndaj Arsenal, në ditën e fundit të vitit 2023, pas tre humbjeve të mëparshme radhazi.
Blutë ndërkohë kanë fituar dy ndeshjet e fundit në Premierligë dhe sot do të kërkojnë të tretën me radhë.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Chelsea XI: Petrovic; Gusto, Disasi, Thiago Silva, Colwill; Caicedo, Enzo; Palmer, Gallagher, Sterling; Broja.
Fulham XI: Leno; Tete, Tosin, Diop, Robinson; Cairney, Palhinha; Wilson, Pereira, Willian; Jimenez.