Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për takimin e sotëm në Vjenë ku u mbajt Samiti i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se çfarë ka deklaruar në atë takim.
Kurti, në këtë takim ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.
Po, ashtu Kurti ka shkruar edhe për heqjen e vizave kërkesë të cilën e ka bërë në këtë samit, për ekonomi dhe për situatën e pandemisë.
Postimi i tij i plotë: