Seanca e paraparë për të martën në Dhomat e Specializuara në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është shtyrë për të mërkurën (28 shkurt), raporton Gazeta Enigma.
Një ditë më parë u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i 47-ti me radhë.
Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej pjesëtarëve të UÇK-së. / Gazeta Enigma.