U gjet i vdekur në ashensor të një banese në Gjilan, Policia jep detaje

U gjet i vdekur në ashensor të një banese në Gjilan, Policia jep detaje


Gazeta Enigma raportoi të hënën ekskluzivisht se një person i gjinisë mashkullore u gjet i vdekur në ashensor të një banese, raporton Gazeta Enigma.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan   kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese  në rrugën Gjilan -Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se prokurori i shtetit po merret me rastin në fjalë.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes . Trupi i dyshuar pa shenja jete ende nuk është identifikuar  për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetur. Për informatat shtesë do të ju njoftojmë në vazhdim”./Gazeta Enigma/

Related Articles