Në orët e mbrëmjes të së dielës, u raportua se një fëmijë dy vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka njoftuar se fëmija nuk ka pasur ndonjë traumë apo shenjë të dhunës fizike.
“E vërtetë është sjellë një fëmijë pa shenja jete në spital. Nuk ka pasur të dhëna prej familjarëve që ka qenë e sëmurë. Përveç, familjarët që e kanë përmend që ka pas një plogështi dhe si duket sipas tyre e kanë gjetur në dhomë të vdekur. Është sjellë në spital pa shenja jete, nuk ka pas shenja të traumës apo të dhunës fizike. Prej mjekut kujdestar kjo është vlerësuar si vdekje e dyshimtë. Janë lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”, ka thënë Emini.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Edhe në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Novobërdë 03.03.2024, 15:00. Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.