Një person është gjetur pa shenja jete në ‘Tregun e Gjelbër’ të Vitisë gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Enigma.
Personi është i moshës 54-vjeçare ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Gazetën Enigma se dyshohet për vetëvrasje.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e ‘Tregut të Gjelbër’ në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti”, ka thënë Hashani për Gazetën Enigma.
Hashani ka konfirmuar se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante si dhe ekipet mjekësore.
“Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.