Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante.

Malisheva dhe Dukagjini do të përballen në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar, me të dy skuadrat që kërkojnë pikët e plota. Malisheva po lufton për kreun, kurse Dukagjini kërkon pikët e sigurisë për mbijetesën.

Në takimin tjetër, Gjilani dhe Fushë Kosova premtojnë 90 minuta të ‘zjarrta’, dy skuadrat që janë në pjesën e fundit të tabelës.

Të dy ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00.

Related Articles