Gazetarja e Euronews, Alice Taylor, që mbulon rajonin, thotë se Bashkimi Europian ka sulmuar sovranitetin e Kosovës me mbështetjen për heqjen e vizave të serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia.
Ajo i reagoi Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili e quajti lajm të mirë që propozimi i tyre gjeti mbështetje në Parlamentin Europian.
“Nuk ka diçka të tillë si pasaporta e serbëve të Kosovës, vetëm pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia për serbët e Kosovës që refuzojnë të marrin pasaportën e Kosovës. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës dhe BE-ja ia ka huq masivisht këtu”, ka shkruar Taylor.