166 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

166 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 166.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292, ndërsa deri tani nga COVID-19 kanë vdekur 2,256 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.

Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related Articles