Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde çlirimi i Kosovës dhe shpallja e saj shtet, është histori suksesi.
Këtë deklaratë, Rohde e theksoi ndërsa shkroi në X, në 25 vjetorin e nisjes së misionit të KFOR-it për çlirimin e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Sot para 25 vitesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Citoj ish-sekretarin e NATO-s, Lord Robertson: Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve. Misioni u krye. Kosova shpalli Pavarësinë në 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës”. / Gazeta Enigma.