Gjyqtari gjerman Felix Zwayer është caktuar për të gjykuar ndeshjen Shqipëri – Itali të shtunën.
Ky super ballafaqim zhvillohet në Dortmund të shtunën në orën 21:00.
Zwayer do të ndihmohet nga Stefan Lupp dhe Marco Achmuller, me Daniel Siebert si gjyqtari i katërt.
Në VAR do të jenëBastian Dankert, duke kompletuar grupin e arbitrave gjermanë.
Zwayer është 43 vjeç nga Berlini dhe ka drejtuar Italinë dy herë më parë në nivel të lartë, duke mbikëqyrur barazimin 1-1 të Ligës së Kombeve me Poloninë në shtator 2018 dhe fitoren 5-2 kualifikuese për EURO 2024 ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor 2023.