UEFA ka dënuar futbollistin Mirlind Daku me dy ndeshje moslojë në EURO 2024, shkaku i thirrjeve raciste që bëri futbollisti ndaj etnisë maqedonase, pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë.
Daku, i cili është me prejardhje nga Kosova, do të mungojë për Shqipërinë në ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës, si dhe do të mungojë gjithashtu në një ndeshje të radhës, nëse Shqipëria kualifikohet tutje.
Pasi shkoi për të festuar me tifozët pas barazimit 2-2 me Kroacinë, Daku brohoriti “Q**sha maqedontë”, një thirrje që u ndoq nga tifozët kuqezi.
Pas incidentit, Daku kishte kërkuar falje duke thënë se e bëri këtë pasi “u kap nga emocionet e fitores”. /Gazeta Enigma