Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë ditës do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.
Vizita e dy ministrave është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes një komunikate ka bërë të ditur se Balla e Sveçla do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në “pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”. /Gazeta Enigma