Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka dal me njoftim se dy javët e fundit në vendin tonë 19 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.
Jo vetën në vendin tonë por edhe në vende të ndryshme të botës dhr kontinentit evropian në muajt e fundit shumë raste kanë rezultur pozive me COVID-19, ndonse OBSH më 5 maj të 2023-tës e kishte deklaruar fundit e COVID-19.
“Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:
“Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë, vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur, di dhe me përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me infektologun Xhevat Demiri, i cili ka deklaruar se me ardhjen e bashkatdhetarëve mund kemi val të re të infeksioneve sezonale dhe po ashtu edhe me COVID-19.
“Ardhja e bashkatdhetarëve mund të sjell val të re të infeksioneve”, deklaroi Demiri.
Tutje ai ka shtuar se “kohëve të fundit janë vërejtur disa raste me COVID-19, por me simptoma më të lehta krahasuar me përhapjen e këtij virusi në vitet e kaluara”.
Infektologu Demiri ka theksuar se simptomat e COVID-19 janë të përafërta me ato që kanë qenë më herët.
“Simptomet janë gati të përafërta me simptomet e më hershme. Dua të theksoj se kohëve të fundit ka pasur edhe shtim të rasteve të helmimev, prandaj pa u bërë testi nuk mund ta dim se a janë raste positive me COVID-19”, tha Demiri për Gazetën “Enigma”.
Tri raste positive me COVID-19 në Mitrovicë
Teuta Fejza, drejtoreshë e Institutit Publik në qyetit e Mitrovicës, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka konfirmuar se në këtë komunë tri raste janë positive me COVID-19.
“Deri më tani i kemi tri raste të konfirmuara me COVID-19. Situata është e qetë simptomet i kanë shumë lehta të ngjashme me gripin”, tha Fejza.
Tutje ajo ka njoftuar se kanë teste për COVID, por që nuk ka shumë të interesuar që të testohen.
“Aktualisht kemi mjaftueshëm teste”, tha ajo.
Sipas Fejzës tri rastet positive janë të moshës mesatare.
“Në tri rastet pozitve kemi dy familjar, babe e birë dhe një vajxë tjetër”, tha Fejza për “Enigmën”.
Një rast i dyshuar me COVID-19 në Gjilan
Pas informacioneve të para të IKSHPK-së për 19 rastet positive me COVID-19 në Kosovë Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar edhe me drejtorin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH), në Komunën e Gjilanit, Nevzad Shemsedini, i cili ka njoftur se të premtën e kanë pasur një rast të dyshuar me COVID-19.
Tutje ai ka shtuar se teste kanë vetëm edhe tri javët në vazhdim, pasi që këto teste kanë afat për përdorim vetëm edhe këto tri javë.
“Të premtën e kemi pasur një rast të dyshuar me COVID-19”, tha Shemsedini për “Enigmën”.
Tutje ai ka shtuar se “aktualisht i kemi 300 teste, por që kanë afat edhe tri javë për përdorim”. /Gazeta Enigma/