Pritjes i erdhi fundi, nesër starton edicioni i ri në Superligën e Kosovës.
10 skuadrat që do të garojnë në Superligë tashmë janë: Ballkani, Llapi, Drita, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Suhareka dhe Feronikeli ’74.
Dy ndeshjet e para që do të zhvillohet janë Llapi – Gjilani dhe Ferizaj – Feronikeli ’74, takime që zhvillohen nesër me fillim nga ora 17:00.
Të dielën, Prishtina do të përballet me Suharekën, kurse Ballkani me Dukagjinin e Ismet Munishit.
Ballafaqimi Drita-Malisheva shtyhet për shkak të ndeshjes që skuadra gjilanase e luan në Ligën e Konferencës.
Java 1
E shtunë, 10.08.2024
17:00 Llapi – Gjilani
17:00 Ferizaj – Feronikeli 74
E diel,11.08.2024
19:00 Prishtina – Suhareka 23
17:00 Ballkani- Dukagjini
Drita-Malisheva, shtyhet