Vrasja e 89-vjeçarit ku dyshohet se u përfshi një polic, suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj

Vrasja e 89-vjeçarit ku dyshohet se u përfshi një polic, suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Bibaj të Ferizajt, është marrë vendimi që të suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj, raporton Enigma.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Qazim Reka e ka bërë të ditur lajmin.

Ndër të tjera u bë e ditur se, masa e suspendimit të shefit të ndërrimit nuk u bë nga Inspektorati Policor i Kosovës por nga Policia vet.

“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu.”- tha Reka./Gazeta Enigma/

Related Articles