Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë ditës ka qëndruar në komunën e Mitrovicës dhe në veriun e saj.
Gjatë vizitës së tij ai është takuar me nënkryetarin e kësaj komune, Arian Tahiri, me ç’rast kanë diskutuar lidhur me ndarjen e parcelës për fushën stërvitore të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës.
Pas kësaj vizite, Ademi morri rrugë për në veri të vendit, ku vizioti Kompleksin Sportiv i cilië është duke u ndërtuar në Leposaviq.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe ai vizitoi edhe stadiumin e Leshtakut, i cili do të jetë nën patronatin e FFK-së.
Kreu i FFK-së theksoi se në bashkëpunim me MKRS-në dhe komunat përkatëse do të vazhdojnë projektin e ndërtimit të fushave në çdo cep të vendit, aty ku ka mbi 50 fëmijë që luajnë futboll apo krijohet një klub futbolli.
E projekte të tilla sipas një njoftimi të FFK-së do të ketë edhe në veriun e Mitrovicës. /Gazeta Enigma