Kurti nuk stepet, thotë se po bëhen përgaditjet për hapjen e Urës së Ibrit

Kurti nuk stepet, thotë se po bëhen përgaditjet për hapjen e Urës së Ibrit


Kryeministri Albin Kurti, sërish ka nisur ta përmend hapjen e Urës, ndonëse këtë të fundit nuk e kishte përmendur në disa prej deklarimeve të tij publike ditëve të fundit, raporton Gazeta Enigma.

Nga karriga e tij në ekzekutiv, ai tha se janë duke u bërë përgaditjet e nevojshme për hapjen e urës, për të cilin vendim tha se është e drejtë e secilit qytetar.

“Jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punat tona të shtëpisë, si p.sh trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë e urës, teksa presim draftin final e deri tek përgaditjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e Urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në BE”, ka thënë Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles