Sot ka nisur viti i ri shkollor, shkollor 2024/2025, shkruan Gazeta Enigma.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojë sot dy shkolla në Prishtinë.
Nagavci nga ora 10:00 do të vizitoj shkollën “Iliria”, ndërsa nga ora 11:00 shkollën “Elena Gjika”.
Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukative, rekreacion e kulturë.
Këto ndryshime do të zbatohen në vitin e ri shkollor 2024/2025 në ciklin e ulët në pesë shkolla fillore publike në Prishtinë.
Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.
Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”.
Viti i ri shkollor 2024/2025 pritet të nisë sot të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës më 2 shtator.
Tekstet dhe materialet e tjera shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën financohen nga Qeveria e Kosovës.
Sikurse vitin e kaluar, paratë janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat për fëmijë.
Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, prindërit ose kujdestarët ligjorë subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën subvencionohen me nga 110 euro. / Gazeta Enigma.