Aksident i rëndë në Carralevë – përplasen një kamion dhe një autobus

Aksident i rëndë në Carralevë – përplasen një kamion dhe një autobus

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjësin e sotëm në rrugën Prishtinë-Prizren, në Carralevë.

Nga pamjet shihet se një kamion dhe një autobus janë përplasur.

Sipas dëshmitarëve kamioni ka shkuar në drejtim të autobusit dhe si pasojë ky i fundit ka përfunduar në kodër.

Gazeta Enigma ka provuar të marr informata të tjera për aksidentin nga Policia e Kosovës, porse të njëjtit ende s’e kanë konfirmuar rastin.

Related Articles