Sulmi raketor i Iranit drejt Izraelit, reagon ambasadorja Ziv

Sulmi raketor i Iranit drejt Izraelit, reagon ambasadorja Ziv

Irani ka lansuar një sulm raketash në drejtim të Izraelit.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadorja e Izraelit në Kosvoë, Tammy Ziv.

Ziv tha se Irani ka landuar 181 raketa në drejtim të Izraelit.

“Izraeli nën sulm raketor nga Irani. 181 raketa janë lansuar në drejtimin tonë”, shkroi Ambasadorja Ziv në platformën X

Sulmi iranian ndaj Izraelit u konfirmua pak orë më parë nga të dy palët – Teherani dhe Tel Avivi.

Irani tha se raketat ndaj Izraelit vijnë si përgjigje ndaj vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve – duke e çuar rajonin potencialisht më pranë një konflikti më të gjerë.

Ushtria izraelite tha se ka penguar shumë prej raketave, edhe pse disa ranë në tokë në Izrael pa asnjë të lënduar fillimisht. /Gazeta Enigma

Related Articles