Policia e Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sipas informacioneve të para të portalit Sinjali, raportohet se do të zhvillohen bastisje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Akoma nuk dihen dyshimet e ngritura dhe arsyeja e zhvillimit të aksionit brenda hapësirave të ministrisë.