Së fundmi, Edon Zhegrova është shndërruar në njërin ndër futbollistët më të komentuar të momentit.
Pak për paraqitjet e tij me Lillen e pak për ngjarjet të cilat kanë karakterizuar futbollistin së fundmi.
Zhegrova para pak kohësh ishte përjashtuar nga grumbullimi në ndeshjen kundër Qipros, gjë që kishte bërë që ylli i kombëtarës të reagonte disa herë.
Mirëpo, Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë sot të përqafuar me njëri – tjetrin.
Sot, Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit.
“Dardanët” më 12 tetor ballafaqohen me Qipron dhe më 15 tetor me Lituaninë. /Gazeta Enigma