Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho po mban një konferencë për shtyp një ditë para përballjes me Çekinë.
Ai u shpreh se skuadra çeke është e ashpër, por Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar.
Silvinjo: Do të jetë sfidë e rëndësishme duke qenë se Çekia është e ashpër, ka tranzicione të shpejta ka lojtarë të mirë, mëngjarashë. Mund të ketë që shënojnë dhe gol, por ne dimë të luajmë jemi përgatirur, asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar. Do të futemi në fushë për të fituar. Na pret një ndeshje e bukur, e tillë është Kombëtarja, çdo gjë ecën shpejt.