IPK tregon se çka ndodhi me policin që plagosi aksidentalisht kolegen e tij në Prishtinë

IPK tregon se çka ndodhi me policin që plagosi aksidentalisht kolegen e tij në Prishtinë

Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë njoftuar për rastin ku një polic plagosi aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

IPK-ja ka njoftuar se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

 “Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles