Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur një zyrë që funksiononte si pjesë e strukturave ilegale në Skenderaj, raporton Enigma.
Policia ka bërë të ditur se provat materiale që janë gjetur në këtë zyrë janë sekuestruar, ndërsa personat përgjegjës janë intervistuar.
“Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit.
Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen”, thuhet në njoftim.
Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale.