Sot gjatë ditës, pritet të mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Takim ky për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.
Lidhur me këtë takim në nivel të kryenegociatorëve, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se temë do të jetë Marrëveshja e Ohrit.
“Agjenda është siç ka qenë në të kaluarën që urgjentisht të startohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për nevojën që të dyja palët të bien dakord që të arrihet progres në dialog”, është shprehu Stano për Klankosova.tv, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje sa i përket takimit trilateral, ai është shprehur se “nëse do të ketë takim trilateral varet në vullnetin e palëve”. /Gazeta Enigma