Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet shpërthyes, në fshatin Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë për deminim të FSK-së, të cilët e kanë tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së që e kanë tërhequr mjetin e dyshuar (bombë dore) pa ndonjë incident”, thuhet në raport.