Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq mbrëmë në TV Happy.
Ai këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai e mbështet ose jo liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vuçiq tha gjithashtu se ‘njëri prej tyre’ i tha atij se e di pse Serbia ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai replikoi se kjo ndodh për shkak të ‘integrimit europian’ të tyre.
Ndërkohë, pavarësisht që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ende një vendim i tillë nuk ka ardhur nga Bashkimi Europian dhe kjo si pasojë e pesë vendeve mos-njohëse të BE’së.
Deklarata e Vuçiq është e para nga Beogradi në përkrahje të liberalizimit të vizave.