Prishtinë dhe Drita kanë ndarë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultatin përfundimtar 1-1.
Gjilanasit e dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa raste, ndërsa në fund u shpërblyen me një gol të Arb Manajt në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë, Prishtina ishte dominuese, duke radhitur rastet para portës së Faton Malokut.
Por për golin e barazimit u desh të pritej minuta e 88-të, kur Sinan Kadiri asistoi te Leotrim Kryeziu i cili me kokë shënoi për 1-1.
Pas kësaj ndeshje, Drita është e dyta me 22 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 20 pikë.
Kjo ishte ndeshje e mbetur nga java e dytë, pasi gjilanasit kishin përballjet në garat evropiane.