Kurti në mbledhjen e dy qeverive: Sigurinë e kemi të ndërlidhur, dhe sfidat mund t’i adresojmë bashkë 

Kurti në mbledhjen e dy qeverive: Sigurinë e kemi të ndërlidhur, dhe sfidat mund t’i adresojmë bashkë 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë deklaroi se si Kosova ashtu edhe shteti fqinj, kanë aspirata të qarta për tu integruar në NATO dhe BE, raporton Gazeta Enigma.

Duke folur për fqinjësinë e mirë që dy shtetet gëzojnë, falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e saj të vazhdueshme kundrejt Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe në integrimin në organizata tjera ndërkombëtare.

“Sigurinë e kemi të ndërlidhur, dhe sfidat mund t’i adresojmë bashkë e t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët Procesi i Berlini është kuadri që na bashkon e na afron drejt Bashkimit Evropian Republikat tona kanë shumë të përbashkëta por ajo që prin është aspirata për tu bashkuar në BE dhe bashkëpunimi me NATO-n”, u shpreh Kurti duke shtuar se “zgjerimi dhe ndërtimi i rrugëve ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është më se i rëndësishëm, si për lëvizje më të lirë të njerëzve, ashtu edhe për ekonominë”.

“Së bashku po përmirësojnë edhe infrastrukturën. Mirëpresim përfundimit e autostradës Kosovë-Maqedoni e Veriut, edhe 10 kilometrat e fundit. Zgjerimi dhe ndërtimi i rrugëve është obligimin edhe ndaj ekonomisë edhe ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve”, theksoi kreu i ekzekutivit kosovar.

Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi midis dyja vendeve / Gazeta Enigma.

Related Articles