Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë që po mbahet në Halifax, Kanada.
“Edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike, ndërsa synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Enigma.
Në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjithashtu do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve partnere.
Këto takime kanë për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Maqedonci dhe Jashari udhëtuan për në Kanada me ftesë të homologut të tij kanadez, Bill Blair, që ka një rëndësi të veçantë për thellimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Kanadasë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes./GazetaEnigma/