Reshjet e fundit në vendin tonë kanë sjellë borë të mjaftueshme për t’i mbuluar edhe terrenet sportive, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në këtë formë shumë prej klubeve sportive janë detyruar që me makineri të ndryshme ta largojnë borën nga stadiumi.
Në Drenas, zyrtarët e Feronikelit e futën një makinë të tipit “Mercedes” për ta larguar borën nga stadiumi.
Para duelit ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilanit, një makinë e tipi “Mercedes” është futur në fushë për ta larguar borën.
PAMJE:
Me makinë u futën edhe zyrtarët e Fushë Kosovës në stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë.
“Pampurat” e larguan borën me “Golf 4” para duelit ndaj Prishtinës së Re.
Në mungesë të paisjeve për largimin e borës, klubet janë detyruar të gjejnë zgjidhje të tjera. /Gazeta Enigma