Në jug të Kosovës, mbrëmë pas mesnate, konkretisht rreth orës 01:46 janë ndjerë dridhje të tokës.
Bëhet fjalë për një termet magnituda e të cilit ishte 4.2.
Nga kjo dridhje e tokës janë afektuar Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas të dhënave nga earthquake.usgs.gov, dridhjet e fuqishme janë dëgjuar më së shumti në rajonin e Dragashit, dy kilometra nga Zhuri. /Gazeta Enigma