Tahiri sërish ankohet se s’u lejuan të marrin pjesë në seancën e 5 dhjetorit: Nuk e bojkotuam

Tahiri sërish ankohet se s’u lejuan të marrin pjesë në seancën e 5 dhjetorit: Nuk e bojkotuam



Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ka theksuar sërish se atyre si opozitë iu është pamundësuar të marrin pjesë në seancën e 5 dhjetorit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se seanca u mbajt njëanshëm pasi deputetët e opozitës u ftuan 3 minuta para se të niste seanca, në orët e mesnatës.

“Seanca e mbajtur më 5 dhjetor, ka qenë seanca që na u është pamundësuar pjesëmarrja neve si opozitë. Ju dhash vëretje sot kryeparlamentarit dhe të tjerëve për mënyrën se si janë mbajtur ato seanca, që është është në kundërshtim flagrant me rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës duke i dhunuar të drejtat e deputetit”, ka thënë ai.

Tahiri tutje ka thënë se opozita nuk e bojkotoi këtë seancë por nuk u ftuan në kohë.

“Nuk ka qenë bojkotim i joni, por mund ta imagjinoni që jemi ftuar 3 minuta para fillimit të seancës”. / Gazeta Enigma.


Related Articles