Në Dhomat e Specializuara këtë të mërkurë mbahet seancë gjyqësore për rastin Jonuzi dhe të tjerët, pas marrëveshjeve për pranim të fajësisë nga Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi.
Trupi Gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për sot në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe nesër në qoftë se do të jetë e nevojshme.
Gjatë pjesës së parë të seancës së nesërme, Trupi Gjykues së pari do të diskutojë çështje paraprake në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe më pas do të mbajë seancë për pranimin e fajësisë për Haxhi Shalën, vijuar nga seanca për pranimin e fajësisë për Sabit Januzin.
Haxhi Shala e Sabit Januzi kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me akuzat për ndikimin e një dëshmitari që planifikohej të dëshmonte në Gjykatën Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Në çështjen gjyqësore ‘Januzi dhe të tjerët’, janë bërë publike dy marrëveshje më vete për pranimin e fajësisë, ku Sabit Januzi dhe Haxhi Shala, secili më vete, pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.
Secila nga marrëveshjet për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka të akuzuarit pranojnë se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta.
Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore.
Sipas rregullës 94 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave së DHSK-së, Trupi Gjykues miraton marrëveshjen vetëm nëse gjykatësit binden se janë përmbushur disa kushte:
se ekziston bazë faktike e mjaftueshme që vërteton faktet thelbësore të nevojshme për vërtetimin e veprës penale dhe pjesëmarrjen e të akuzuarit
se avokati ka diskutuar marrëveshjen me të akuzuarin dhe se i akuzuari i kupton kushtet e marrëveshjes
se i akuzuari pranon fakte në lidhje me akuzat në marrëveshje dhe se pranimi është bërë pa kërcënime ose detyrim
se i akuzuari kupton pasojat e marrëveshjes dhe heq dorë nga e drejta për t’u gjykuar me procedurë gjyqësore të zakonshme se janë marrë parasysh si duhet interesat e drejtësisë