Policia arreston tre persona në Prishtinë, kjo është arsyeja

Policia arreston tre persona në Prishtinë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar tri operacione të befasishme në tri lokacione të ndara në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në kë tri operacione Policia ka arrestuar tre persona me urdhër-arreste aktive për vepra të rënda penale.

Operacioni i parë u zhvillua rreth orës 11:00 në rrugën “Rexhep Luci”, ku u lokalizua i dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Operacioni i parë u zhvillua rreth orës 11:00, në rrugën “Rexhep Luci“ në Prishtinë, me ç’ rast njësitet policore pasi lokalizuan të dyshuarin i cili ishte i dënuar me shtatë muaj burg efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“ reaguan me shpejtësi duke arrestuar të njëjtin”.

“Operacioni i dytë u ndërmor rreth orës 14:00, në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ku pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, zyrtarët policor arritën të lokalizojnë dhe të kapin të dyshuarën e dënuar me tetë vite burgim efektiv për veprat penale ‘Shpërlarja e parave’ si dhe ‘Financimi i terrorizmit’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në operacionin e tretë u kap në befasi i dyshuari i cili ishte i dënuar me 3 vjet burgim efektiv për “mashtrim”.

“Operacioni i tretë zuri vend rreth orës 15:00, në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë, me ç’ rast, pasi lokalizuan vendndodhjen, oficerët policor kapën në befasi të dyshuarin i cili ishte i dënuar me 3 vite burg efektiv për veprën penale ‘Mashtrimi’”.

“Të gjithë të arrestuarit, në përputhje me vendimet e gjykatës, u transferuan në qendrat përkatëse për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/

Related Articles