Në sondazhin e realizuar nga Gazeta “Enigma” përmes rrjetit social Facebook, 6,107 pjesëmarrës kanë shprehur preferencat e tyre për partitë kryesore në Kosovë.
Rezultatet e sondazhit që ishte aktiv për 3 ditë(72 orë), janë ndarë për çdo parti politike, dhe kanë dhënë një pasqyrë interesante në këtë moment të politikës kosovare.
Lider në sondazh është Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka marrë 3,411 vota, që përbëjnë 56% të totalit të votave. Kjo tregon një mbështetje të gjerë për LVV, duke theksuar forcën e kësaj partie në skenën politike të Kosovës.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 1,208 vota, që përbëjnë 19.91% të gjithsej votave.
Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,174 vota, ose 19.35%, duke u pozicionuar në vend të tretë në këtë sondazh.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), së bashku me partnerët e koalicionit të saj, ka siguruar 197 vota, që përbëjnë 3.23%, ndërsa Koalicioni për Familjen ka arritur të marrë 76 vota, që përbëjnë 1.25% të gjithsej votave. Ndërsa një pjesë e vogël e pjesëmarrësve, 10 vota, kanë zgjedhur opsionin “Tjetër”.
SONDAZH – Kë do të votoni për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit?Posted by Gazeta Enigma on Tuesday, January 28, 2025
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky sondazh mund të jetë i prekur nga disa elemente, siç janë votat e mundshme të rrejshme (fake profiles), të cilat mund të ndikojnë në saktësinë e rezultateve. Si rezultat, është e mundur që këto shifra të kenë një margjinë të gabimit prej ±1.28%, duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve.